Policia e Kosovës njofton se në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Vushtrri dhe Skenderaj të mërkurën kanë konfiskuar tri armë zjarri.
“Rreth orës 18:18, policia në Vushtrri ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, njësit policore kanë arritur ta lokalizojnë vendin se ku ka pasur te shtëna ku dhe ishte një aheng, si prove materiale janë konfiskuar dy arme zjarri: një armë e modifikuar tytë shkurtër e tipit dhe një armë zjarri e llojit pistoletë”, thuhet në njoftim.
B.M 32-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndërsa rreth orës 18:45 në Skenderaj, njësitet policore kanë konfiskuar një armë tytë e gjatë-pushkë gjuetie, pas pranimit të informatës se i njëjtit e kishte shtënë me këtë armë.
Personi i dyshuar Xh.K. 49 vjeçar është arrestuar, pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Ndaj personave të dyshuar në fjalë, janë iniciuar rastet për veprat penale “Përdorim i armës” dhe ,”Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...