Policia e Kosovës për një muaj e gjysmë të këtij viti ka konfiskuar armë dhe municione të ndryshme në komunën e Deçanit.
Sipas njoftimit të policisë, që nga 1 janari e deri më sot njësitet policore në nivelin e Stacionit policor Deçan, janë konfiskuar armë dhe municione të ndryshme të mbajtura nga të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme.
“Armët dhe municionet e konfiskuara janë : Katër (4) armë automatike AK 47, një(1) pushkë gjuetie, një(1)revole, 66 fishek të llojeve e kalibrave të ndryshëm, dy (2) thika dhe një(1)prej”, bën të ditur policia.
Ndaj të dyshuarve pas përfundimit të hetimeve nga Njësiti i hetimeve janë iniciuar raste , mbajtja në pronësi, kontrollë, ose posedim të paautorizuar të armëve , konformë Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas policisë, armët pa leje në duart e qytetarëve, ende mbesin burim i rrezikut serioz për vetë qytetarët. Policia e Kosovës ka plane të veçanta për konfiskimin e armëve ilegale dhe parandalimin e të shtënave me armë zjarri.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë