Konfiskohen 20 tonë mish me afat të skaduar që importohej nga Belgjika

23:35 | 13 Shtator 2017
M. A.

Për të dytën herë brenda një periudhe të shkurtër është tentuar që të futet mish me afat të skaduar nga Belgjika në Kosovë, raporton KTV .

Në pikën kufitare në Vërmicë, Dogana, së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, kanë konfiskuar rreth 20 tonë mish gjedhi me afat të skaduar.

Mishi i ardhur nga Belgjika është dërguar për shkatërrim. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka dërguar në prokurori lëndën ndaj kompanive të përfshira në këtë import.

 

https://koha.gjirafa.com/video=konfiskohen-20-tone-mish-me-afat-te-skaduar-qe-importohej-nga-belgjika

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme