Policia e Kosovës ka konfiskuar edhe 17 motoçikleta dhe skuterë ndaj drejtuesve, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacion të rregullt në Ferizaj.
Përmes një njoftimi për media, policia bën të ditur se janë shqiptuar edhe 34 gjoba për kundërvajtje të ndryshme të shkaktuara në komunikacion.
“Brenda 24 orëve të fundit në Ferizaj janë shqiptuar 34 gjoba për kundërvajtje të ndryshme të shkaktuara në komunikacion, ndërsa janë konfiskuar edhe 17 motoçikleta dhe skuterë ndaj drejtuesve, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacion të rregullt.Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në trafikun rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin dhe apelojmë tek drejtuesit e motoçikletave që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat, skuterët dhe trotinetet në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor dhe të pajisen me dokumentacion të nevojshëm”, njofton policia.
Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin, ndërsa, inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406./Arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...