Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 136 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe ka arrestuar një të dyshuar të përfshirë në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Sipas njoftimit, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut me 6 qershor 2017 rreth orës 13:30 ka arritur ta identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin A. G. viti i lindjes 1989 raporton Arbresh.info.
I dyshuari, sipas policisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, me datën 5 qershor 2017 rreth orës 18:30, përmes rrugëve operativo-hetimore, ka siguruar të dhëna se në fshatin Aqarevë të Skenderajt, në oborr të dy shtëpive të pabanuara ndodhen dy vetura me targa hungareze, të cilat dyshohej se po përdoreshin për transport të narkotikëve”, bën të dituar policia.
Policia nga vendi i ngjarjes ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe ka kërkuar leje për kontroll të këtyre veturave, ndërsa me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar veturat dhe shtëpitë e pabanuara.
Në njërën veturë, në mbrojtësin e pasmë të veturës janë gjetur 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në afërsi të veturës janë gjetur edhe 17 paketime tjera. Me prezencën e dy dëshmitarëve janë kontrolluar edhe shtëpitë e pabanuara, ku është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike, e po ashtu janë gjetur edhe disa dëshmi të cilat janë sekuestruar.
Gjatë kontrollit të veturës së dytë, në tri pjesë të ndryshme të veturës të cilat ishin të modifikuara për fshehjen e substancave narkotike janë gjetur edhe 34 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një revole me një karikator pa fishekë.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar dëshmitë, përfshirë dy vetura me targa hungareze, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë mbi 136 kilogramë, një makinë elektrike që shërben për paketimin e substancave narkotike me vakum, qese të zbrazëta, izolator për paketimin e substancave narkotike, dy peshore digjitale, një revole, një telefon mobil, si dhe njëzetë e tetë (28) euro”, bën të ditur policia./Arbresh.info
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...