Google ADS

Konfiskimi i telefonit të vëllait të Salih Mustafës, avokati jep detaje

10:56 | 14 Shtator 2023
Diellza Gashi

Zyrtarët e EULEX-it me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë konfiskuar telefonin Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës – Calit.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar avokati i Mustafës, Betim Shala, i cili njoftoi se rasti ka ndodhur gjatë mesditës së djeshme rreth orës 16:00.

“Po është e vërtetë. Ka ndodhur dje rreth orës 16:00. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it.  Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë”.

Sipas Shalës, për këtë aksion ekziston dyshimi për kryerjen e veprës penale ‘pengim i drejtësisë’.

“Ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale ‘pengim i drejtësisë’. Për momentin vetëm ky hap procedural është marrë, pra konfiskimi i telefonit”, tha Shala./Arbresh.info/

 

Të ngjashme