Koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është proceduar në Qeveri që më pas t’i hapet rruga hartimit të një projektligji.
Por, njohësit e rrethanave ekonomike dhe juridike në vend paraljmërojnë se mund të rrezikojë secilin qytetarë të Kosovës.
Njohësit e çështjeve Juridike dhe ekonomike një hap të tillë po e shohin si kthim i shpresës së humbur por njëherit edhe rrezik në keqpërdorimin e tij.
Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu, ka thënë se ekonomia informale dhe kriminaliteti në Kosovë kanë arritur në një shkallë shumë të lartë dhe kjo dëshmohet nga institucionet kredibile.
“Një ligj i tillë duhet të analizohet në disa dimensione, në aspektin ekonomik në aspektin politik dhe në aspektin integrues por mbi të gjitha në aspektin psikologjik ku në rënd të parë do të përmirësohet imazhi i Kosovës, ndërsa në rend të dytë do të kthehet shpresa e humbur tek qytetarët e Kosovës që rendi dhe ligji mund të jenë realitet i kohës”, vlerëson Gërxhaliu.
Ndërkaq njohësi i çështjeve Juridike, Gzim Shala, sqaron se sistemi i konfiskimit kundër pasurisë (in rem) dhe jo kundër personit nënkupton konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme të të gjitha personave, pa marrë parasysh nëse i njëjti shpallet ose jo fajtorë”.
Sipas Shalës Kosova ka pasur mjaftueshëm dispozita ligjore por që nuk ka pasur vullnet politik të angazhuar në këtë fushë.
“Sistemi i ri i konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme nuk e zgjidh këtë problem, por vetëm sa rrezikon sigurinë juridike të qytetarëve, për arsye se i njëjti ligj mund të përdoret për qëllime të caktuara politike”.
Kjo që po e pohon Shala është thënë edhe në raporte të ndryshme ndërkombëtare.
“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, deklaroi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas procedimit të koncept-dokumentit në qeveri.
Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsioni mbetet pika më kyqe për stabilitetin politik, ekonomik dhe social të Kosovës./arbresh.info/
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin