Mbrëmë Policia e Kosovës ka parandaluar një sulm terrorist, ku ka arritur të identifikojë një veturë me targa të Beogradit në të cilën kishte sasi të madhe armatimi të llojeve të ndryshme dhe municioni e pajisjesh ushtarake, të dedikuara për organizmin e sulmeve terroriste në Kosovë.
Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli në një shkrim në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se Borelli dhe gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë se Kosova nuk është një vend pa ligj.
“Zoti Borell dhe gjithë të tjerët duhet të kuptojnë mirë se Kosova nuk është një vend pa ligj. Rendi dhe ligji zbatohet në të gjithë territorin. Askush nuk duhet t’i kërkojë Kosovës asgjë tjetër përveç vendosjen e rendit dhe ligjit”, ka shkruar kreu i AKR-së.
Tutje Pacolli ka shkruar se Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një vend ku terroristët mund të veprojnë lirshëm.
“Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një vend ku terroristët veprojnë lirshëm. Policia e Kosovës është institucion i respektuar dhe e kryen punën e saj sipas ligjeve të Kosovës. Të qëndrojmë në dialog, të japim rezultate, por asnjëherë të mos inkurajojmë aktet e dhunës”, ka përfunduar shkrimin ai./Arbresh.info/
lexo edhe:
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...