Konfiskimi i armatimit në veri, reagon Sveçla

20:39 | 14 Qershor 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksioniy të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Sveçla ka thënë se sërish armë, eksplozivë e municion i konfiskuar në veri të vendit falë vigjilencës së shtuar të institucioneve tona dhe vendosmërisë për asgjësimin e secilit element kriminal dhe tendencës destabilizuese që vjen nga Beogradi.

“Bashkërendimi mes institucioneve të sigurisë dhe rritja gjithnjë e më shumë e bashkëpunimit me qytetarët në veri të vendit është garancë e mosndalimit në betejën tonë për shtet të së drejtës ku rendi dhe ligji mbizotërojnë mbi krimin e terrorizmin”, ka shkruar ministri në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme