Google ADS

Konfirmon policia: Vritet një person me armë zjarri në Prishtinë

17:45 | 27 Janar 2021
M. A.

Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë qe dyshohet te jetë arma e përdorur ne rast.

“Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen”.

“Aktualisht jemi ne fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​”, konfirmon policia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme