Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka konfirmuar për arbresh.info se kreu i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor në Leposaviç.
“Ai është shoqëruar në stacionin policorë pas incidentit. Është në proces të deklaratave dhe pastaj shofim çfarë prokurori do të ndërmerr. Ai ishte nën ndikim të alkoolit. Derisa të qetësohet situata nga ana e hetuesve policorë, prokurori duhet të marr vendim. Ai është në stacionin policorë në Lepozaviq”, tha Hoti.
Po ashtu lideri i Listës Serbe, Slavko Simiq, i ka thënë arbresh.info se lideri i iniciativës së Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, sonte në Leposaviq ka kërcënuar aktivistët e Listës Serbe, pasi kanë vendosur postierë të kësaj partie.
“Sipas njohurive tona, Jabllanoviqi kërcënoi me armë një aktivist tonin dhe për fat janë hasur Policia dhe e kanë arrestuar Jabllanoviqin dhe i kanë marrë armën. Presim dhe kërkojmë nga prokuroria të mos e mbrojë një njeri që për herën e njëqind kërcënon me armë qytetarët tanë, pasi së fundmi ka kërcënuar qytetarët tanë në një tubim elektoral”, tha Simiq.
Sipas Simiqit, prokuroria duhet të tregojë paanshmëri për të ndaluar mbrojtjen e kryesit pavarësisht se cilës parti politike i takon, shkruan arbresh.info.
“Nëse mbrohen dhunuesit nesër mund të detyrojë me armë dikë në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë të Veriut.”
Ai ka përgëzuar njësinë e Policisë për Rajonin e Veriut të Mitrovicës, që është treguar efikase, por pret që shpejtë dhe me efikasitet t’i përgjigjet ndjekjes penale./arbresh.info/
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...