Konfirmon AAK, Haradinajt i dështojnë takimet me Mustafën e Ymerin

11:39 | 11 Korrik 2017
M. A.

Përpjekja e kandidatit për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj për tu takuar gjatë ditës së sotme me liderin e LVV, Visar Ymeri dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa ka dështuar.

Këtë e konfirmon për portalin ‘arbresh.info’ asistenti i Haradinaj, duke thënë se sot nuk ka asnjë takim në agjende.

“Nuk janë aranzhuar ato takime. I keni pa edhe përgjigjet e tyre nëpër media. Sot nuk ka takim as me LDK-në as me VV-në””, tha ai.

Kujtojmë se ftesës së Haradinaj iu janë përgjigjur negativisht Ymeri e Mustafa./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme