Konfirmohet, sulmuesi ishte një ekstremist i njohur për MI5

11:56 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Kryeministrja britanike duke folu vetëm disa metra nga ku polici Keith Palmer u ther me thikë për vdekje u tha deputetëve: “Akti terrorist i djeshëm tentoi të heshtë demokracinë tonë.

“Por sot ne takohemi si normal për të përçuar një mesazh të thjeshtë. Nuk kemi frikë, dhe vendosmëria jonë kurrë nuk do të hezitoj”, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë këtij fjalimi kryeministrja Theresa May konfirmoi se sulmuesi ishte i lindur në Britani dhe ishte hetuar më parë për ekstremizëm nga MI5./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme