Konfirmohet se në Gërmi gjendet gjarpri helmues ViperaAmmodytes

08:26 | 1 Prill 2018
Arbresh.info

Dy javë më parë në Parkun Nacional Gërmia është fotografuar një gjarpër helmues i njohur si  ViperaAmmodytes.
Këtë e ka bërë të ditur aktivisti i shoqërisë civile, Jusuf Islami i cili përmes një statusi në facebook ka treguar për rrezikshmërinë e tij duke thënë se është një gjarpër helmues dhe bën pjesë në grupin e 10 gjarpërinjve më të helmuar në botë, andaj edhe ka bërë apel te qytetarët të kenë kujdes.

Sabri Hamiti zyrtar në Institutin për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës ka thënë për Arbresh.info se në parkun e Gërmisë deri më tani janë të njohur katër lloje të gjarpërinjve duke përfshirë edhe gjarprin helmues Vipera Ammodytes.
“Në këtë masiv deri më tani janë të njohur 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe ai helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka)”, thuhet në përgjigjen e tij.

Ai ka thënë se gjarpërinjtë si çdo lloj tjetër i shtazëve kanë instinktin e vetëmbrojtjes në rast se ndihen të kërcënuar.

Hamiti poashtu ka treguar se rastet e kafshimeve nga gjarpërinjtë helmues ndodhin shumë rrallëdhe vijnë si pasojëe shkeljeve aksidentale.

“Gjarpërinjtë, si çdo lloj tjetër i shtazëve të egra, kanë instinktin e vetëmbrojtjes dhe në rast se ndihen të kërcënuar ata do të mbrohet. Rastet e kafshimeve nga gjarpërinjtë helmues që fatmirësisht ndodhin shumë rrallë janë si pasojë e shkeljeve aksidentale me këmbë ose kapjes me dore pa i kuptuar pasojat qe mund te vijnë me pas. dhe te tjerët te parrezikshëm, mendoj se rreziku është i vogël”, ka treguar Hamiti.

Ai ka thënë se prania e këtyre gjarpërinjve nuk paraqet shqetësim, por që prapë duhet pasur kujdes.

“Prania e gjarpërinjve nuk paraqet asnjë shqetësim për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë këtë zonë dhe të shijojnë bukuritë e veçanta natyrore por gjithsesi se duhet pasë kujdes që jo vetëm gjarpërinjtë por edhe gjallesat tjera të mos shqetësohen në vendbanimin e tyre natyrorë me qëllim të mos kemi ndonjë ankesë për ndonjë sulm eventual prej tyre me qëllim të vetëmbrojtjes’,ka thënë ai.

Ai ndër të tjera ka treguar edhe për pasuritë natyrore të Gërmisë dhe rëndësinë e tij.

Sipas tij masivi malor i Gërmisë është i rëndësishëm për tërë Kosovën.

“Masivi malor i Gërmisë paraqet një pasuri natyrore shumë të rëndësishme jo vetëm për Prishtinën me rrethinë por edhe tërë Kosovën. Gërmia është mjaftë e pasur me lloje bimore e shtazore si dhe vlera tjera të biodiversitetit e që në përgjithësi i ka ruajtur këto vlera. Në vitet e fundit nga veprimi i pandërgjegjshëm i faktorit njeri disa lloje bimore e shtazore janë zhdukur përgjithmonë, disa janë para zhdukjes, ndërsa sipërfaqe të dukshme pyjore janë degraduar ose janë në rrezik permanent të degradimit”, është shprehur ai./Arbresh.info/R.Rexhepi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme