Sot është konfirmuar rasti i parë në qytetin e Pejës.
Bëhet fjalë për një rast në fshatin Llugagji, transmeton portali arbresh.info.
Sot me 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tetëdhjetë e nëntë (89) mostra të marra nga rastet e kontakteve në terren si dhe të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot kemi lajmin e mirë se një pacient është i shëruar bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.
Rastet e konfirmuara pozitive janë 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë.
Ndërkohë ministri i shëndetit ka konfirmuar se është shëruar personi i parë nga koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 79./arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...