Konfirmohet nga Zyra e BE-së raportimi i arbresh.info për vizitën e Lajçak në Kosovë

10:20 | 15 Qershor 2020
Arbresh.info

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, e viziton Kosovën.

Për këtë vizitë gjatë së shtunës ka raportuar ekskluzivisht arbresh.info.

Vizitën  e tij këtë të hënën e ka konfirmuar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Lajçak do ta vizitojë Kosovën nga data 15 qershor deri më datën 18 qershor. Në Kosovë, Lajçak do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së. PPBE-ja planifikon të diskutojë kushtet dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit, thuhet në njoftimim e zyrës së BE-së, në Kosovë.

Ekskluzive: Të martën vjen në Prishtinë, Miroslav Lajcak

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme