Konfirmohet nga Romano, PSG afër transferimit të Messit

23:20 | 6 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Leo Messi është shumë afër marrëveshjes me PSG-në.

Messi pritet ta vazhdojë karrierën e tij në Francë, transmeton lajmi.net.

Shumë raportime orëve të fundit kanë bërë të ditur se sulmuesi është afër të kalojë te PSG, një gjë të tillë sapo e ka konfirmuar edhe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, PSG është shumë afër marrëveshjes me PSG-në, klubi po përgatit për të kontratë dy-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2023.

Ishte shoku i Leos, Neymar JR ai i cili ka shtyer shumë transferimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, pasi dëshiron të luaj sërish me të.

Argjentinasi është gjithashtu i hapur për një kalim në Francë, dhe duket se marrëveshja do të mbyllet së shpejti.

34-vjeçari u largua nga Barcelona pas 21 vitesh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme