Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se gjatë këtij viti do të nis Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.
”Kjo është pjesë e buxhetit, e kornizës afatmesme të shpenzimeve dhe sivjet fillojnë procedurat, kontraktohet dhe fillojnë punimet besoj në afatin më të shkurtër”, ka thënë Hoti, pas vizitës në fabrikën për përpunimin e mishit ”Calabria”në Gjilan, njofton Klan Kosova.
Nga ana e tij, kryetari Haziri e ka falënderuar ministrin Hoti për mbështetjen në fillimin e autostradës, sikurse edhe për zgjerimin e rrugëve të hyrje-daljeve të qytetit.
”E falënderoj ministrin Hoti, i cili është garantuesi në emër të qeverisë në BERZH, që Gjilani fiton afro 14 milionë euro në infrastrukturë, siç është rruga katër korsi nga qendra e qytetit deri në Livoq i Ulët e Kllokot dhe Gjilan prej tunelit, Gllamë e Ponesh në drejtim të Prishtinës. Tash jemi në fazën e lidhjes së kontratave dhe përfundimisht infrastruktura bazike në Gjilan me Autostradën mbyllet”, tha Haziri.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin