Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë kryer bastisje në pronat e ish-deputetit Haxhi Shala i njohur edhe si komnadant “Topi”.
Kështu bëri të ditur për Arbresh.info kryetari i OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu.
Sipas tij, Shala është marrë në intervistim teksa shtoi se nuk ka informacione që ai është arrestuar.
“Kemi informacione se janë bastis pronat e tij dhe është marrë në intervistim. Tjetër nuk di”, tha ai për Arbresh.info.
Arbresh.info ka kontaktuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë të cilët as nuk e kanë pohuar e as mohuar arrestimin e Shalës.
Zëdhënësi i ZPS-së, Cristopher Bennett tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të mëtejshme.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të mëtejshme.”, thuhet në përgjigjen e Bennett për Arbresh.info.
LEXO EDHE:
Kujtojmë që ditë më parë është bastisur edhe shtëpia e bashkëluftëtarit të ish-komandant bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha.
Kështu kishte bërë të ditur, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...