Pavarësisht që në Komisionin për Legjislacion, ka kaluar në parim Projektligji për Amnistinë, i cili parasheh të amnistojë veprimet e deputetëve të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë dhe ajo e Apelit, ka konfirmuar aktakuzën, në një rast.
Të dy aktvendimet i ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, me të cilat Themelorja dhe Apelit, kanë konfirmuar aktakuzën, e cila për veprat penale të përdorimit të armës, ka ngarkuar kryetarin aktual të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe deputetin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ismajl Kurteshi.
Kurteshi e Muharremaj akuzohen për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, në kohën sa ishin në opozitë në legjislativin e vendit, kur nëpërmjet këtyre formave kundërshtonin dy marrëveshjet e qeverisë, atë për demarkacionin me Malin e Zi si dhe Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.
Prokuroria pretendon se këtë veprim të njëjtit e kanë kryer duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, më 26 shkurt të vitit 2016.
Aktakuza e ngritur ndaj tyre e 7 qershorit 2017, fillimisht është konfirmuar në shkallë të parë nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Hamdi Ibrahimi dhe pas ankesës në Gjykatën e Apelit, përfundimisht është vërtetuar edhe nga shkalla e dytë, me ç’rast i hapet rrugë fillimit të shqyrtimit kryesor.
Në aktvendimin e gjykatësit Ibrahimi, të 14 marsit 2018, të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, theksohet se është refuzuar si e pabazuar kërkesa për hudhjen e aktakuzës, e mbrojtësit te të akuzuarit Bali Muharremaj, avokatit Gafurr Elshani, ndërsa kërkesën për hudhje të aktakuzës nga mbrojtësi i Kurteshit, avokatit Arlind Jupollit e ka konsideruar se është paraqitur një ditë më vonë se afati prej 30 ditësh, kur mund të paraqiten kundërshtimet e mbrojtjes dhe si e tillë është hudhur poshtë.
Ndaj vendimit të shkallës së parë kishte paraqitur ankesë vetëm mbrojtësi i Muharremajt, avokati Gafurr Elshani, i cili kishte kërkuar nga shkalla e dytë që ta anulojë vendimin e shkallës së parë dhe në këtë mënyrë aktakuzën e prokurorisë ta hedh poshtë, me pretendimin se vepra për të cilën akuzohet Muharremaj nuk përbën vepër penale.
Ndërsa, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të 18 prillit 2018, që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, ankesa e Elshanit është konsideruar e pabazuar dhe kjo gjykatë ka konsideruar se shkalla e parë ka dhënë arsye të zgjeruara se në aspektin ligjor-procedural, në bazë të provave të shkresave të lëndës ekzistojnë elementët qenësore të veprës penale dhe se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin e bazuar mirë se është kryer vepra për të cilën ngarkohet Muharremaj.
“Procedura penale është në fazën pas ngritjes së aktakuzës dhe se a do të vërtetohet fajësia e tij mbetët të shqyrtohet gjatë fazave të ardhshme të procedurës penale”, thuhet ne një pjesë të aktvendimit të Gjykatës së Apelit.Ndryshe në seancën e 23 janarit 2018, asnjëri nga të akuzuarit nuk e kishte pranuar fajësinë, por ata nuk i kishin mohuar se kanë gjuajtur gaz lotsjellës.
Muharremaj kishte deklaruar se është e vërtetë që ka hedhur gaz lotsjellës dhe i ka shkelur rregullat e Kuvendit, mirëpo ka thënë se nuk e pranon fajësinë për vepër penale.“Me datën që është e shënuar në aktakuzë unë si deputet e kam hedhur gazin lotsjellës për arsye politike dhe besoj që ka qenë detyrë për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetit të vendit dhe nuk mendoj që me këtë kam bërë faj, por kam përmbushur obligimin si deputet”, kishte thënë deputeti Kurteshi.
Kurteshi e Muharremaj akuzohen për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, në kohën sa ishin në opozitë në legjislativin e vendit, kur nëpërmjet këtyre formave kundërshtonin dy marrëveshjet e qeverisë, atë për demarkacionin me Malin e Zi si dhe Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.
Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 7 qershor të vitit të kaluar. Sipas aktakuzës, më 26 shkurt 2016 në Kuvendin e Kosovës kanë përdorur armën dhe kanë penguar personat zyrtar dhe secili veç e veç ka hedhur gaz lotsjellës.
Ismajl Kurteshi për veprën e njëjtë penale akuzohet edhe në një rast tjetër së bashku me deputetin e Nismës Socialdmokrate, Haxhi Shala.Ndryshe, më 3 janar të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i kishte dënuar me burgim me kusht deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi.
Po ashtu, për hedhje të gazit lotsjellës, janë duke u zhvilluar procedura gjyqësore edhe ndaj deputetëve, Fisnik Ismajli, Glauk Konjucfa, Pal Lekaj, Shqipe Pantina, Time Kadrijaj, Aida Dërguti dhe Teuta Haxhiu.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...