Gjykata Themelore në Ferizaj, të premten, ka konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë, të ngritur ndaj ish-gjykatëses së Deçanit Safete Tolaj, djalit të saj Fisnik Tolaj si dhe zyrtarit policor Granit Shehaj, duke refuzuar si të pabazuar kërkesën e mbrojtjes për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar gjykatësi i kësaj çështje, njëherësh kryetari i trupit gjykues, Agim Maliqi.
Gjykatësi Maliqi, përmes telefonit, ka konfirmuar se këtë të premte, ka marrë aktvendim me të cilin janë hudhur poshtë pretendimet e palës mbrojtëse për hudhjen e aktakuzës së ngritur ndaj tani të akuzuarve Safete Tolaj, Fisnik Tolaj dhe Granit Shehaj.
Ai tha se mbrojtësit e të akuzuarve, konkretisht avokatët Kujtim Kërveshi, Gzim Kollçaku dhe Fitmi Maloku, kanë të drejtë që brenda afatit ligjor prej 5 ditësh, të atakojnë këtë vendim, në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Ndryshe, ish-gjykatësja e Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Deçan, Safete Tolaj në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 23 nëntor të vitit 2017, është deklaruar e pafajshme për akuzat e ngritura kundër saj për keqpërdorim të pozitës zyrtare, asgjësim apo fshehje të materialit arkivor si dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Të pafajshëm ishin deklaruar edhe djali i saj Fisnik Tolaj i cili po akuzohet për shtatë vepra penale, si “ushtrimi i ndikimit”, “mashtrimi”, “falsifikimi i dokumenteve” e të tjera, si dhe i akuzuari i tretë i përfshirë në këtë rast, njëherësh polic i Stacionit Policor në Deçan, tani i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Granit Shehaj.
Ndërkaq, pas akuzave për korrupsion, gjykatësja në fjalë ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, ku dorëheqjen e saj e ka miratuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e mbajtur më 16 nëntor të vitit të kaluar.
KGJK-ja, ndërkaq e kishte suspenduar Tolajn nga pozita e gjykatëses mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore të Pejës, dega në Deçan, më 23 janar 2017.Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, Safete Tolaj, po akuzohet se në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Deçan, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin, përkatësisht për të pandehurin Fisnik Tolaj, ka keqpërdor autoritetin e saj zyrtar.
Sipas aktit akuzues pasi që e pandehura më 2 janar 2017, e kishte caktuar paraburgimin për një të pandehur, derisa i pandehuri Fisnik dhe Granit Shehaj takohen dhe ky i fundit duke shfrytëzuar detyrën zyrtare tejkalon kompetencat e tij dhe i jep shumën prej 1,900 euro të pandehurit Fisnik, për të ndikuar tek e pandehura, e cila më pas më 10 janar 2017, masën e paraburgimit e zëvendëson me masën e dorëzanisë.
Tutje në aktakuzës thuhet se e pandehura Safete Tolaj, deri më 13 janar 2017 ka fshehur materialet arkivore të Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Deçan, ashtu që në shtëpinë e të njëjtës janë gjetur dosje origjinale të kësaj gjykate, e të cilat e kishin vendin në arkivin e gjykatës.
Gjithnjë, sipas aktakuzës, e pandehura deri më 13 janar 2017, në gjykatën e lartcekur i ka mundësuar të pandehurit Fisnik Tolaj, përpilimin e dokumenteve dhe shkresave zyrtare ashtu që ky i fundit duke shfrytëzuar pozitën e të pandehurës dhe me dijeninë e saj, përdor vulën dhe shkresat zyrtare në të cilat fut përmbajtje të rreme.
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...