Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, sot raportoi në Komisionin për Mbikëqyrjen e këtij institucioni të sigurisë.
Anëtarët e tij nga opozita nuk pranuan të deklarohen për medie. Por, Salih Zyba nga Vetëvendosje, i cili është nënkryetar i këtij komisioni, tha se Ajeti raportoi edhe për rastin e kërcimeve kundër kryeministrit Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij ditë më parë në Shkup.
Zyba konfirmoi se drejtori i AKI-së foli në mënyrë specifike për këtë plan dhe thirrjet kërcënuese, për të cilat u shpreh se autoritetet e Kosovës kanë njoftuar edhe ato relevante të Maqedonisë së Veriut.
Intervista e plotë e nënkryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Salih Zyba:
Zyba: Kemi ftuar dhe i është përgjigjur thirrjes ku sot në kohë të rregullt, siç është planifikuar nga java e kaluar, ka raportuar drejtori i Agjencisë për këtë temë, por jo vetëm për këtë. Nënkupton që kemi pasur një diskutim rreth kësaj çështjeje për të cilën serioziteti i Agjencisë në trajtimin e kësaj çështjeje ka qenë në nivelin e duhur, sipas njoftimeve dhe hapave për të cilët është diskutuar dhe rrjedhimisht është vepruar, jo vetëm si agjenci e jona, por komunikimi edhe me vendet prej nga është dyshuar dhe prejardhja në këtë rast kërcënimi i mundshëm në atë territor.
RTK: Çfarë konkretisht raportori drejtori i AKI-së për këtë rast?
Zyba: Konkretisht kemi disa të drejta të kufizuara, kështu që lypi mirëkuptim. Është diskutuar rreth seriozitetit të çështjes, rreth mënyrës së komunikimit dhe bashkëpunimit me akterë të tjerë që nënkupton edhe me partnerë tjerë dhe me rëndësinë që e ka pasur tema.
RTK: A ka pas plan?
Zyba: Po. Sipas njoftimeve tashmë të ditura, ka pasur thirrje dhe potencialisht edhe plan, por çfarë niveli dhe çfarë konfirmimi, kjo i mbetet organeve të tjera. Ne kufizohemi me të drejtat tona dhe përgjegjësitë që i kemi në kuadër të Komisionit. Por, një gjë që duhet ta theksoj që me iniciativë dhe kërkesë të disa deputetëve, kryesisht të opozitës, e kemi ftuar dhe i është përgjigjur ftesës në kohë reale drejtori i Agjencisë dhe për të cilin, thashë prapë se i kemi disa kufizime për temën, mirëpo seriozitetin e ka pasur Agjencia dhe përmes tij akterë të tjerë të sigurisë.
RTK: A ishte në rrezik jeta e kryeministrit nga informacionet që keni?
Zyba: Është trajtuar me seriozitetin më të lartë, ashtu u tha edhe prej vetë drejtorit dhe rrjedhimisht janë marrë masat, nevojat e duhura për parandalim, nënkupton se ka pasur thirrje. Kjo thirrje të paktën është pamundësuar ose penguar në mekanizmat që ka siguria e vendit tonë, por edhe vendeve që janë, në këtë rast vendit fqinjë Republika e Maqedonisë së Veriut.
RTK: Kur jemi te Maqedonia e Veriut, a janë informuar autoritetet, a keni pasur bashkëpunim?
Zyba: Po sa i përket, por në çfarë niveli nuk e dimë. Por është konfirmuar nga drejtori që është bashkëpunuar dhe komunikuar ngushtë me ta, siç është obligim dhe përgjegjësi e Agjencisë?
RTK: Me cilat institucione?
Zyba: Me ato që janë partnere në fushën që e mbulon drejtoria, në këtë rast agjencia e veçantë, AKI.
RTK: Sipas shefit të AKI-së, sa është në rrezik jeta e liderëve, jo vetëm e kryeministrit Kurti?
Zyba: Shkallën e rrezikshmërisë nuk e përcakton vetë ai, ose të paktën nuk na thotë neve, mirëpo e thotë me organet tjera. Por për seriozitetin e çështjes ka folur shumë me përkushtim dhe ka dëshmuar angazhimin e Agjencisë në parandalim dhe shmangie të këtij rasti dhe potencialisht kudo prej zyrtarëve të në shtet, dhe jo vetëm zyrtarëve, por për çdo qytetarë.
RTK: Përfundimisht mund të themi së një plan i tillë për atentat ndaj kryeministrit me 10 shkurt ka ekzistuar, sipas informacioneve?
Zyba: Kanë ekzistuar thirrje, kanë ekzistuar publikime, kanë ekzistuar dyshime të cilat mbeten dhe është obligim i Agjencisë të marrë masa me Policinë, Prokurorinë dhe këdo tjetër. Në këtë rast është i pashmangshëm bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Në bazë të asaj që u lë të kuptohet edhe u konfirmua nga drejtori, ka të bëj me persona dhe me organizime për të cilat janë potencial i çrregullimit dhe rrezikut të përhershëm, jo vetëm të pozitës së kryeministrit, por edhe të çdo elementi të sigurisë në Kosovë.
RTK: Domethënë vijnë nga Serbia?
Zyba: Kryesisht nga Serbia, por në këtë rast momentumi ka qenë ai ku është bërë thirrje përmes një vizite që ai ka qenë në vendin fqinjë, Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...