Në Brazil, Ministria e Shëndetësisë, konfirmoi vdekjen e dy personave për shkak të etheve Oropouche. Këto janë dy rastet e para të vdekjeve nga kjo sëmundje në botë. Oropouche është një infeksion viral tropikal i transmetuar nga mushkonjat dhe është emëruar sipas rajonit ku u zbulua dhe u izolua për herë të parë në 1955 në Laboratorin Rajonal të Trinidadit.
Vdekja e parë u regjistrua më 17 qershor, pacienti ishte 24 vjeç dhe banonte në Valença, ndërsa vdekja e dytë u regjistrua të hënën e kaluar. Ministria e Shëndetësisë po heton gjithashtu një tjetër vdekje të dyshimtë nga ethet Oropouche në Santa Catarina. Pacientët që vdiqën për shkak të etheve Oropuche kishin simptoma të tilla si ethe, dhimbje koke, dhimbje sysh, dhimbje muskulore, të vjella, diarre dhe dobësi. Në të dyja rastet, simptomat më pas evoluan me shenja më serioze si njolla të kuqe dhe vjollcë në trup, gjakderdhje, përgjumje, hipotension dhe një rënie të madhe të hemoglobinës dhe trombociteve në gjak.
Të premten e kaluar, autoritetet braziliane lëshuan një alarm epidemiologjik për të informuar rastet e transmetimit të virusit Orov nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë.
Në një deklaratë alarmuese, autoritetet njoftuan se një grua shtatzënë që jetonte në Pernambuco shfaqi simptoma të Oropouche në javën e 30-të të shtatzënisë dhe pas konfirmimit laboratorik të infeksionit, fetusi vdiq.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se përgjatë këtij viti janë regjistruar 7236 raste të etheve Oropouche dhe deri më sot literatura shkencore botërore nuk kishte raportuar asnjë rast të vdekjeve nga kjo sëmundje./A2CNN
“Mos u merr me mua”, Gresa nervozohet me Vullnetin
Prenkaj: Deklaratat e Gërvallës për Trumpin nuk do të kalojn...
Vashat dardane mësojnë kundershtaret për edicionin e ri të L...
Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë, rinisin...
Balluku: Viti i kaluar solli normalitet ekonomik, do mbahet ...
Vet-aksident në Prishtinë, lëndohet vozitësja