Google ADS

Konfirmohen dy rastet e para me variantin Delta-COVID në Kosovë

17:56 | 29 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar dy rastet e para në Kosovë të variantit Delta të Coronavirusit.

Përmes një komunikate për media MSh, njofton se të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar.

Ekipet e IKSHPK-së tashmë kanë gjurmuar të gjitha burimet dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve.

Ky është njoftimi i plotë i MSH-së:

Sot kemi pranuar të dhënat nga 22 mostrat pozitive të dërguara në Institutin e Virologjisë të Klinikës Unversitare Charite në Berlin, prej të cilave janë identifikuar 2 (dy) mostra me variantin Delta (B.1.617.2) të SARS-CoV-2

Të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar. Ekipet e IKSHPK-së tashmë kanë gjurmuar të gjitha burimet dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve.

Varianti Delta u detektua për herë të parë në Indi në dhjetor të vitit 2020, i cili sot është njëri prej varianteve më brengosës në rruzullin tokësor. Hulumtimet e gjertanishme sugjerojnë se mund të jetë varianti që përhapet më së shpejti edhe më ngjitës sesa Alpha (U.K/B.1.1.7).

Masat parandaluese janë të njëjta. Individët të cilët rezultojnë pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit.

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe zbatimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qytetarë të nderuar,

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Që të shmangni infeksionin:

➡ Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!

➡ Testohuni në rast se keni simptoma në QMF-të e lagjës.

➡ Mbani maskën që mbulon hundën dhe gojën për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

➡ Shmangni turmat dhe hapësirat e brendshme të ajrosura dobët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme