Shitja ilegale apo siç njihet “Tregu i zi” ka arritur t’i të prek edhe Arkeologjinë e Kosovës.
Janë shënuar disa raste në Kosovë ku artefaktet e ndryshme kanë qarkulluar në tregun e zi dhe janë shitur për përfitime individuale.
Këto keqpërdorime janë evidentuar edhe nga Instituti Arkeologjik i Kosovës. Drejtori i këtij instituti Enver Rexha ka treguar se shpesh kanë hasur në gërmime ilegale apo pa leje në disa komuna të Kosovës.
Sipas Rexhës, tregu i zi i artefakteve është më i përhapur në Evropë, por në Kosovë kanë arritur të reagojnë dhe së fundi kanë pas sukses edhe në riatdhesimin e disa artefakteve.
“Disa gërmime pa leje i kemi ndjekë dhe me Policinë e Kosovës kemi reaguar. Gjithherë i falënderoj qytetarët që bashkëpunojnë dhe na lajmërojnë. Ka mundësi të trafikimit, dhe kemi pas rast që kemi kthyer artefakte nga Gjermania, dhe i kemi riatdhesuar. Nuk kemi diçka që dimë edhe që nuk kemi marrë masa”, deklaron Rexha për arbresh.info.
Më parë, thotë se ka patur më shumë raste të gërmimeve ilegale arkeologjike në Anamoravës dhe Dukagjin, por janë lokalizu.
“I parafundit ka qenë kah Klina, por atje policia ka gjetur përgjegjësit”, bënë të ditur Rexha.
Për qarkullimin e këtyre artefakteve në tregun e zi e vërteton edhe Polica e Kosovës.
Në një përgjigje për portalin arbresh.info zyrtarë për media nga Policia e Kosovës tregojnë se ka pasur dhjetar raste gjatë vitit 2019 që janë raportuar si vjedhje apo dëmtim i eksponentëve arkeologjike.
“Policia e Kosovës, rastet i evidenton, emëron dhe ruan me emërtime siç i parasheh Kodi Penal, PRA nëse është vjedhur ndonjë eksponat arkeologjik, rasti evidentohet si vjedhje e rëndë (nr. i vjedhjeve të rënda për vitin 2019 është 3803 pavarësisht se çka është vjedhur”), thuhet në përgjigjen e tyre.
Aktualisht, arkeologët janë në “hall” me politizimin, dhe po presin që t’i jepet drejtim zgjidhjes së problemeve të tyre me formimin e qeverisë.
Mungesë të objektit, të depos për ruajtjen e artefakteve, mungesë e materialeve të punës, mungesë e kodit buxhetor, problem me pagesa për të angazhuarit gjatë gërmimeve, janë disa nga problemet me të cilat do të duhej të përballej ministri në ardhje i kulturës. M.Avdimetaj /arbresh.info./
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...