Pak orë pas arrestimit të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, Gjykata Speciale ia ka konfirmuar aktakuzën edhe ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.
Selimi ka treguar se gjatë ditë së sotme do të udhëtojë për në Hagë, transmeton arbresh.info.
“Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombës të mi! Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua. Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash”, ka deklarua ai.
Deputeti i LVV-së, ka thënë se po niset në Hagë dhe do të kthehet kokë lartë dhe se ideali i UÇK-së është mbi të dhe mbi këdo tjetër.
“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, kishte shkruar Selimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”