Google ADS

“Konfirmim i shkeljeve të rënda”, LDK mirëpret vendimin e Kushtetueses për KPMSHCK-në

18:08 | 27 Qershor 2024
E.G

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mirpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Me anë të një komunikate, LDK thotë se ky vendim është një konfirmim i shkeljeve të rënda në një ligj jetik mbi pavarësinë e administratës shtetërore dhe shërbyesve civil, shkruan Arbresh.info.

“Vendimi i sotëm përveç se konfirmim i shkeljeve të rënda në një ligj jetik mbi pavarësinë e administratës shtetërore dhe shërbyesve civil, është dhe konfirmim i një praktike tashmë fenomen të shkeljeve kushtetuese nga Qeveria e Kosovës.”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

“LDK-ja siguron qytetarët e vendit se si themeluese dhe bartëse e Republikës, do të vazhdojë të jetë gardiane e Kushtetutës së Republikës.”, thuhet tutje.

“Demokracia jonë shtetare nuk guxon të rrezikohet nga asnjë qeveri, aq më pak nga një qeveri populliste e me tendenca autokratike si kjo e tanishme, e cila për tri vite ka bërë tashmë plot 10 shkelje kushtetuese.”, deklaron LDK.

Më 20 tetor 2023 deputetët e LDK-së depozituan rastin në Gjykatën Kushtetuese për këtë ligj./Arbresh.info/

Të ngjashme