Ka filluar konferenca për transparencën, përgjegjësinë dhe drejtësinë Demaskimi i Korrupsionit organizuar nga organizatat joqeveritare AKTIV dhe ACDC.
Në këtë konferencë po marrin pjesë: Yll Buleshkaj – drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Naim Qelaj, avokati i popullit të Republikës së Kosovës, Krenare Sogojeva Dërmaku, raporton Arbresh.info
Në fjalën e tij hyrëse, Dushan Radikoviq, drejtor ekzekutiv i OJQ-së ACDC, vlerësoi rëndësinë e projektit dhe theksoi përkushtimin për një bashkëpunim produktiv me institucionet e Kosovës.
“Ky është një projekt me kontinuotet. Puna me policinë eskalimi i situates në veri nuk është e lehtë por ka hapa të zhvilluar në pjesën e bashkëpunimit. Janë institucionet ku ne kemi një basjkëpunim produktiv kemi pasur punë aktive të mos jemi një organizatë që vetëm kritikon. Mediat i kemi në përkrahje në aktivitetete”, tha ai.
Ndërsa, Krenare Sogojeva, Komisionere për Informacion dhe Privatësi theksoi rëndësinë e transparencës si një mekanizëm për luftimin e korrupsionit.
Sipas Sogojevës, rritja e ndërgjegjësimit dhe besimi i qytetarëve në Agjencinë për Informim Publik (AIP) janë tregues të përmirësimeve në këtë fushë.
“Udhëheqë prej shtyllave që ka për qëllim transparencën. Është një ligj i harmonizuar nga Bashkimi Evropian. Transparenca është ndër parimet kryesore që mund ta luftojë korrupsionin. Si mekanizëm duke marrë parasyah standartet e krijuara është që ka një rritje të ndërgjigjsimit të qytetarve tek besimi në AIP” , tha ajo.
Lidhur me këtë avokati i popullit, Naim Qelaj, diskutoi sfidat dhe pengesat që hasen në Kosovë në luftën kundër korrupsionit, duke theksuar mungesën e ekspertizës dhe mbështetjen e pamjaftueshme nga akterët relevantë.
Ai theksoi se, edhe pse legjislacioni i Kosovës është përafruar me atë të Bashkimit Evropian,
“Kemi shumë sfida dhe barrierat janë të sfidave të ndryshme dule filluar nga ekspertiza e mirfillët në Kosovë dhe mbështetja e pamjaftueshme nga akterët. Unë pajtohem që legjislacioni në kosovë është afruar me legjislacionin e BE-së. Legjoslacioni nuk e ngarkon avokatin e popullit ta luftojë korrupsionin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Avokati i popullit ka rol specifik. Korrupsioni shkel më masë të drepërdrejtë të drejtat e popullit. Është e rëndsishme që korrupsioni të mos ndodh dhe ta parandalojmë. Qështja e imformimit të publikut në luftimin e korrupsionon dhe raportimin e tij, nëse e shohim nivelin e raportimit, institucionet janë në fazën fillestare të besimit publik”, tha ai.
Gjithashtu, drejtori i APK, Yll Buleshkaj, ka theksuar disa pengesa që hasen në zbatimin e legjislacionit kundër korrupsionit në Kosovë, edhe pse ai konsiderohet progresiv.
Buleshkaj u shpreh se, ndonëse ka pasur rritje të buxhetit dhe stafit të agjencisë, ekzistojnë pengesa teknike në ligjet në fuqi, të cilat kanë nevojë për rishikim dhe plotësim.
“Tek zbatimi ka disa pengesa, legjislacioni është i mirë është progresiv. Kemi shumë ligje në Kosovë që hyjnë në fuqi dhe bëhet një vlersim financiar i tyre. Vetëm këtë vit kemi pasur rritje të stafit, në 5 pozita më shumë ku kemi pasur edhe rritje të buxhetit. Kemi pengesa teknike në legjislacionin në fuqi. Ky legjislacion ka nevoj që të rishikohet dhe të plotësohet. Mekanizmat she kanalet e komunikimit janë të çarta”, tha ai.
Buleshkaj, ka shprehur shqetësim për trajtimin e rasteve nga prokuroria, veçanërisht ato që lidhen me deklarimin e pasurisë.
“Jemi shumë të brengosur se si trajtohen rastet tona tek prokuroria veçanërisht tek deklarimi i pasurisë. Përveç kësaj është një problem tjetër ku neve prokuroria nuk na njeh as si palë dhe është shumë shqetësuese”, shtoi tutje ai/Arbresh.info
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...