Nga data 14 – 17 prill 2024, në Republikën e Kosovës, në kuadër të konferencës “Gratë Paqja dhe Siguria’ të organizuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës do qëndrojnë personalitete të ndryshme të rëndësishme nga rajoni dhe bota.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj kohe do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut gjatë kohës së lëvizjes së personaliteteve si dhe qëndrimit të tyre në vend, shkruan Arbresh.info.
Për të mundësuar qarkullimin e lirë të delegacioneve, policia bën të ditur se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut të disa segmenteve rrugore.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të delegacioneve sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojnë personalitetet/delegacionet e ftuara) , ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...