Google ADS

Konferenca e Këshillit Atlantik për Ballkanin

16:03 | 29 Nëntor 2017
Arbresh.info

Këshilli Atlantik mban konferencë për Ballkanin me titull “Formimi i një të ardhmeje në Ballkan në një epokë të pasigurisë”, shkruan arbresh.info

Në këtë konferencë flitet për perspektivën e rajonit të Ballkanit, gjenerimin e ideve të reja dhe propozime relevante për politikat për të krijuar një rrugë përpara për rajonin e Ballkanit, të vendosur fort brenda komunitetit transatlantik.

Kjo konferencë ka angazhuar nivelet më të larta të vendim-marrësve transatlantikë, duke mbledhur së bashku mbi 100 pjesëmarrës, duke filluar nga udhëheqësit rajonalë tek vendimmarrësit nga të dyja anët e Atlantikut dhe ekspertë të lartë në këtë fushë.

Kujtojmë se Këshilli Atlantik dje në internet faqen e tij e publikoi raportin për

strategjinë e re amerikane për Ballkanin, me titullin “Ballkani përpara: Strategjia e re e SHBA-së për rajonin”, në të cilin mes tjerash propozon edhe prani të përhershme ushtarake amerikane në Evropën Juglindore dhe ripërtëritje të reputacionit të SHBA-së si ndërmjetës i vërtetë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme