Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mbajtur konferencë për media ku ka dhënë informacione rreth Konferencës së Dytë të Investitorëve e cila do të mbahet nesër.
Ai tha se pas konferencës së parë një numër i madh i investitorëve kanë shprehur interesimin që të investojnë në kryeqytet, shkruan Arbresh.info.
Rama tha se nesër në këtë konferencë investitorët do t’i prezantojnë propozimet e tyre për investime në kryeqytet.
“Të gjitha këto investime janë investime transformuese të cilat kanë shkuar në një process transparent, ku edhe kemi pasur propozime publikisht, keni qenë edhe ju aty, ka pasur një numër të madh të bizneseve që janë interesu. Dyert tona kanë qenë gjithnjë të hapura që nga janari deri më tani, ekipet i kemi pasur të gatshme të ju përgjigjen dhe iu kemi përgjigjur të gjitha kërkesave të investitorëve të ndryshëm rreth projekteve të ndryshme të cilat i kemi prezantuar në janar”, ka thënë ai.
Kryetari i Prishtinës është shprehur i lumutur me interesimin e bizneseve.
Ai tha se projektet kryesore të cilat do të prezantohen janë të ndërlidhura me nevojat e kryeqytetit ndër to përmendi Tregun e Ri te Rrethi i Flamurit i cili sipas tij do të ofrojë shërbime për Kalabri, Dardani, Ulpianë, Zonën e Spitalit, projektin e tulltores, Stacioni i Autobusëve, Parku i Ri, Tregun e Vjetër, Pallatin e Rinisë (zonën komerciale) e projekte të tjera.
Ai tha se të gjitha këto përfitime do të bëhen pa e marrë asnjë cent nga buxheti i kryeqytetit.
Tutje, ai ftoi qytetarët që të marrin pjesë në konferencën e nesërme e cila do të mbahet nga ora 9:00./Arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...