‘Rotary Club Prishtina’ ka mbajtur të enjten një koncert bamirësie në Sallën e Kuqe, raporton arbresh.info
Drejtuesi i këtij klubi Dardan Velija tha se qëllimi i konceptit është të mbledhin fonde për edukimin e vajzave nga vendet e largëta.
“Ne kemi dashur që ta luftojmë analfabetizmin dhe ky është qëllimi i të gjithë rotarianëve që të bëjnë qëllime humane si luftimi i sëmundjeve, rregullimi i ujit në shkolla, përkrahja e tolerancës e gjëra tjera. Në Kosovë rotarianët janë të organizuar në 13 klube”, tha ai.
Ndërsa Ministri i arsimit, Arsim Bajrami tha se kjo natë do të ketë një rol të rëndësishëm në edukimin e vajzave.
“Kosova është një vend i ri ku djemtë dhe vajzat kanë nga një ëndërr dhe duhet ta bëjnë realitet. Në besojmë në rini dhe besojmë se ata mund të jenë lider të së ardhmes. Ky projekt është projekt i të ardhmes së Kosovës dhe po investohet aty ku është më së miri pra tek vajzat e viseve rurale dhe barazia mes vajzave dhe djemve të jetë reale”, u shpreh ai.
Në këtë koncert të pranishëm ishin personalitete të ndryshme si nga skena vendore por edhe ndërkombëtar si dhe qytetarë të shumtë të cilët dëshironin që përmes kontributit të tyre sado të vogël të ndihmojnë në qëllimin e këtij koncerti.
Ndërsa në koncert përmes zërit të tyre duke kënduar këngë të ndryshme ishin edhe solist të shumtë që kontribuuan për qëllimin e këtij koncerti pra edukimin e vajzave që jetojnë në vende rurale.
Solistë si Jehona Lumi, Albulena Jashari, BB.Poqi, Mjellma Berisha, Drilon Shala, Nita Latifi, Fatbardh Gashi kënduan disa nga këngët e tyre në koncert.
Disa me nga një pikë muzikore e të tjerë si solistja Jehona Lumi me dy pika muzikore si dhe një duet me Drilon Shalën të cilët kënaqën publikun me performancën e tyre.
Biletat për këtë koncert kushtuan 15 euro mirëpo të pranishmit përveç kësaj shumë që dhanë për bileta kishin mundësinë që në një zarf i cili gjendej në karriget e tyre të kontribuonin ende.
‘Rotary Club Prishtina Internacional’, është një klub që ka nënklubet e veta ku qëllimi i tyre është të organizojnë projekte të cilat kanë për qëllim në përgjithësi krijimin e një ambienti më të mirë për të rinjtë si dhe organizimin për çështje humanitare./arbresh.info
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...