Koncepti i pajtimit mbetet proces i vështirë

09:28 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Konceptimi i pajtimit në mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës është një proces i vështirë, i cili nuk guxon të nënvlerësohet. Ky ishte vlerësimi i Besa Kabashit-Ramaj, drejtoreshë e Qendrës për Hulumtim Dokumentim dhe Publikim (QHDP), e cila në programin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), foli për rëndësinë e pajimit.

Sot mbahet konferenca mbi zbërthimin e konceptit të pajtimit në Kosovë, pjesë e projektit të Qendrës për Hulumtim Dokumentim dhe Publikim (QHDP) mbi pajtimin.

Qëllimi i këtij projekti ka qenë të zbërthehet koncepti i „pajtimit“ në mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, nëpërmjet një këndvështrimi autentik të qytetarëve të Kosovës, si dhe për të ngritur vetëdijen mbi ndryshimet e rëndësishme që duhen konsideruar për të bërë të mundshëm „pajtimin“.

Kjo konferencë ka për qëllim t’i sjellë së bashku të gjeturat nga hulumtimi i bërë në mbarë vendin si dhe kontributet e konsultimeve në nivel vendi mbi pajtimin.

Në këtë konferencë do të prezantohet një shkrim mbi rekomandimet e politikave për çështjen e pajtimit, i cili do t’i dorëzohet për konsiderim Qeverisë së Republikës së Kosovës, Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve dhe akterëve të tjerë relevant. Konferenca, më tutje ka për qëllim të sjellë në një tryezë të gjithë akterët relevant në procesin e pajtimit për një diskutim të hapur mbi trajektoren që ky proces do të duhej të marrë për të mundësuar një proces të suksesshëm.

Besa Kabashi-Rama tha në programin e mëngjesit në RTK se është një projekt dyvjeçar që është përkrahur nga shumë organizata, hulumtim ky që është bërë në gjithë Kosovën, ku janë përfaqësuar të gjitha strukturat e shoqërisë.

Sipas saj, koncepti i pajtimit është një koncept i ndjeshëm , derisa ka theksuar se sipas këtij hulumtimi është parë se serbët dhe shqiptarët kanë më shumë diferenca.

“Në bazë të punës që kemi bërë del se është një proces i vështirë që nuk guxon të nënvlerësohet. Madje, procesi i pajtimit duhet të jetë prioritet. Ekziston një narrativ tek të të rinjtë ku prindërit duhet të jenë të kujdesshëm për informacionin që bartin të fëmijët, sidomos kur bëhet fjalë për mos nxitje të urrejtjes”, tha ajo, duke shuar Serbia ende nuk e pranon se ka kryer krime dhe nuk kërkon falje, prandaj, ky është edhe një proces shumë i vështirë./rtklive

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme