Google ADS

Koncept-dokumenti për vettingun dërgohet në Qeveri, Haxhiu: Zotimi ynë për shtetin e së drejtës do të jetësohet

12:55 | 28 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se koncept-dokumenti për vettingut është finalizuar dhe është dërguar në Qeveri, ku do të votohet në mbledhjen e radhës.

Haxhiu ka thënë se është bërë punë e jashtëzakonshme për të nisur procesi i vettingut në sistemim gjyqësor.

“Prandaj sot pas një punë të jashtëzakonshme e kemi drejtuar për Qeveri dhe do të votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Sistemi i vetingut përballet me probleme të shumta. Krahas sfidave shkaktar i këtyre ngecjeve është integriteti i mangët.Falënderoj juristë në përbërje të vettingut. Koncept dokumenti është komentuar edhe nga ekspert ndërkombëtar. Është punuar që të garantohet proces i drejtë. Dokumenti përmban 5 opsione. Fokusi i është kushtuar praktikave të mira. zotimi ynë për shtetin e së drejtës do të jetësohet. Ky proces nuk po bëhet kundër një emri të përveshëm por i domosdoshëm. Vettingu është kërkesë shoqërore”,tha Haxhiu.

Tutje, ajo tha se që nga fillimi i punës për përpilimin e koncept-dokumentit janë akorduar për kompetencat që i kanë për përfshirjen e Policisë në këtë dokument./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme