Në mbledhjen e Qeverisë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paraqiti për miratim Koncept-dokumentin për ekspertët gjyqësor, pasi që është vlerësuar si i domosdoshëm dhe urgjent rregullimi dhe normimi i kësaj çështje, nga i cili do të krijohet edhe mekanizmi formal për emërimin e ekspertëve.
Ministrja Haxhiu duke theksuar rëndësinë e këtij Koncept-dokumenti.
“Që nga konsolidimi i sistemit gjyqësor në Kosovë në vitin 1999 e sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, licencimi dhe angazhimi i ekspertëve gjyqësorë nuk është adresuar sa dhe si duhet. Si rrjedhojë, nuk janë ngritur asnjëherë mekanizmat për licencimin e ekspertëve gjyqësorë derisa veprimtaria e ekspertit gjyqësor vazhdon të ushtrohet nga individët të cilët nuk i janë nënshtruar ndonjëherë procesit të licencimit”, shkruan arbresh.info.
Për me tepër, pas reformimit të sistemi gjyqësor me 2013, ky proces është ndaluar i tëri dhe prej asaj kohe e deri më tash nuk ka pasur asnjë proces apo mekanizëm formal për emërimin e ekspertëve gjyqësor, edhe pse procedurat gjyqësore vazhdojnë të jenë të varura në ekspertizat gjyqësore.
Opsioni i rekomanduar i këtij Koncept-dokumenti kërkon nxjerrjen e një ligji të ri për ekspert i cili do të mandatojë Ministrinë e Drejtësisë me kompetencë ligjore për emërimin e ekspertëve.
Përmes këtij Koncept-dokumenti janë adresuar çështjet më problematike që janë evidentuar, siç janë: lista e ekspertëve, procesi i emërimit, mosekzistimi i një mekanizmi ku paraqiten pakënaqësitë ndaj punës së ekspertëve, frekuenca e angazhimeve si ekspert, çështja e angazhimit privat të ekspertëve që punojnë në institute publike që ofrojnë ekspertiza gjyqësore, unifikimi i kritereve për emërimin e ekspertëve dhe si të tilla do të rregullohen me ligj te veçantë.
Ministria e Drejtësisë, përmes ligjit të ri do të pajiset me kompetencë shtesë për zhvillimin e procedurave dhe emërimin e ekspertëve. Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent, me kritere të paracaktuara dhe me përfshirjen e hisedarëve kryesor në procese, si KGjK, KPK dhe odat përkatëse profesioniste./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...