Konaku për muhabet e çaj

11:28 | 20 Janar 2019
Arbresh.info

“Këqyrma çehren, qitma çajin”, është shprehja popullore që me qejf e përdorin meraklinjtë e çajit kur shërbyesi a shërbyesja i shërbejnë sefte.

Këtë shprehje nuk është se e dëgjon shpesh Harun Elezi. Ai tashmë ua di çehren të gjithë myshterinjve. Me t’i parë se janë rehatuar nëpër karrige, merr dy prej më shumë se dhjetë çajnikëve me ngjyra të ndryshme mbi shporet dhe i mbush aq gota sa është numri i mysafirëve në tavolinë, shkruan sot “Koha Ditore”. Të gjitha gotave u është hedhur paraprakisht nga një lugë e mesme me sheqer. Sa herë kërcet dera e drunjtë e çajtores, Elezi nxjerr kokën anash murit që ndan hapësirën më të madhe prej kthinës ku ndodhet banaku.

“Jo, nuk i pyes çfarë çaji pinë, sepse i njoh shumicën e myshterinjve dhe e di çfarë çaji pinë”, thekson Elezi, teksa mbahet me dy duart për banaku. Babai Gani Elezi po merret me dy gota të tjera të holla me dy palë vija rrethore të gjelbra me pika të kuqe ndërmjet. Me to, myshterinjtë rrufisin më me qejf çajin e nxehtë. Burri në të pesëdhjetat i dërgon në një tavolinë tjetër.

Haruni, ndërkohë, rrok dy çajnikë dhe niset duke përdredhur lirshëm ndërmjet tavolinave të vendosura njëra pranë tjetrës. Nuk ndalet, mbërrin te tavolina e Isuf Muhaxherit, 92 vjeç, shoqëruar me dy shokë. Po presin çajet e dytë. Për sheqerin, tani kujdesen vetë. U është vendosur midis tavoline.

Histori të vuajtjes

Është e zorshme që Muhaxheri – për të cilin shumë pleq thonë se është më i miri për të folur për media – të flasë vetëm për numrin e lartë të çajtoreve në çarshinë e vjetër me kalldrëm të Kaçanikut. Janë mbi dhjetë sosh. Më e frekuentuara është “Ura e konakut” e Elezit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme