Komunitetit LGBT i është ndaluar dhurimi i gjakut në kuadër të javës së dhurimit të Gjakut.
Kjo po ndodhë për shkak të një pyetësori, i cili ua ndalon dhurimin e gjakut kësaj kategorie të shoqërisë.
Në të thuhet se “ju nuk duhet të dhuroni gjak asnjëherë nëse keni marrëdhënie intime me personin e gjinisë së njëjtë”.
Organizatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT reaguan duke e cilësuar diskriminim.
“Po e shoh një shok që po pret dhe s’po mundë të dhurojë gjak për shkak së ai është “gay”. Unë e di që kjo është bërë për të parandaluar transmetimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, por jo të gjithë personat “gay” janë të prekur nga SIDA”, thotë për RTV Dukagjinin Lendi Mustafa, aktivist në organizatën CEL.
Ndërkaq, drejtoresha e transfuzionit të gjakut Bukurie Raqa Zhupi, tha se ky formular është krijuar në bazë të standardeve evropiane.
“Këto largime të përkohshme ose të përhershme nga dhurimi i gjakut bëhen në bazë të direktivës së Bashkimit Evropian, në bazë të cilit edhe është krijuar ky formular”.
Ajo thotë se këta persona kanë gjasa shumë më të mëdha se personat tjerë për të bartur viruse të ndryshëm përfshirë edhe virusin HIV.
“Ekzistojnë hulumtime të ndryshme që janë bërë, sipas të cilave ka dalë se dhuruesit e gjakut që i takojnë këtij grupi (LGBT), kanë mundësi ta bartin hepatitin b, hepatitin c si dhe virusin e HIV-it për 60 deri 600 fish më shumë se personat që nuk i takojnë këtij grupi”, shton më tej drejtoresha Bukurie Raqa Zhupi.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...