Emërimi i John Ratcliffe në krye të Inteligjencës Kombëtare në SHBA është mirëpritur nga komuniteti shqiptar atje, transmeton portali arbresh.info.
“LAJM TEPER I MIRE PER TE GJITHE SHQIPTARET NGA WASHINGTON D.C. SHBA. Miku i jone Kongresisti nga Dallas Teksas, John Ratcliffe i nominuar nga Presidenti amerikan Donald Trump ne poziten e Drejtorit Nacional te Inteligjencës se SHBA-ve, mori bekimin dhe u votua nga Senati Amerikan, ku nga kjo pozite do te menaxhoj me 17 agjenci te Inteligjencës Amerikane”, shkruan Naim Dedushaj, biznesmen shqiptar që jeton në Nju Jork.
Ratcliffe, është mik shumë i afërt i shqiptaro – amerikanëve që nga vitet 90-ta, njihet për së afërmi dhe ka miqësi shume te mire me z. Nazar Mehmeti, President i Rrjetit Global te Bizneseve te Diasporës Shqiptare, z. Ismet Smajli, sekretar gjeneral ka miqësi të ngushtë edhe familjare , z.Elmi Berisha President i Federatës Vatra në ShBA dhe personalitete tjera./arbresh.info/
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite