Trajkoviç theksoi se serbët në Kosovë kanë nevojë për secilin pushtet në Beograd, por që duhet të ketë një presion politik pozitiv ndaj qeverisë për të bërë më të mirën
Në tryezën e rrumbullakët në Llapnasellë, në afërsi të Graçanicës, me temën “Kosova dhe ndryshimet politike apo…”, disa pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë paraqitën një sërë kundërshtimesh ndaj politikës që shteti i Serbisë po udhëheq ndaj Kosovës, me ç’rast theksuan problemin e marrëdhënieve të këqija serbo-serbe, raporton Anadolu Agency (AA).
Në tryezën e rrumbullakët të cilën e organizoi Forumi Kombëtar Serb, morën pjesë Sekretari i Shtetit të Serbisë, Nikola Selakoviç, Zëvendës drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Dushan Kozarev, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Komuniteteve dhe Kthimit Dalibor Jevtiç, kryetari i Graçanicës Srdjan Popoviç, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë të Serbisë, Branimir Stojanoviç dhe shumë përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile nga komuniteti serb në Kosovë.
Në pjesën e parë diskutimit tre orësh, i cili ishte e hapur për opinionin, Momçillo Trajkoviç, një nga themeluesit e Forumit Kombëtar Serb, tha se tryeza e rrumbullakët nuk ka të bëjë me dialogun e brendshëm mbi Kosovën që momentalisht po zhvillohet në Serbi me iniciativën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, por për gjendjen e komunitetit serb në Kosovë.
Trajkoviç bëri një vërejtje se në terren në Kosovë ndërmjet serbëve zbatohet politikë partiake. Ai paraqiti tezën e tij se duhet të krijohet një politikë autentike serbe në Kosovë, e cila do të jetë një faktor në marrjen e vendimeve.
Ai gjithashtu kritikoi listat e përfaqësuesve politikë të serbëve në Kosovë, të cilat siç tha, nuk e kanë fuqinë politike dhe intelektuale për t’u marrë me politikë. Në të njëjtën kohë, ai theksoi problemin e territorit, duke thënë se Strategjia e re e Serbisë për Kosovën duhet të udhëhiqet me logjikën e shqiptarëve që mendojnë më shumë për territorin se sa për pushtetin.
Trajkoviç theksoi se serbët në Kosovë kanë nevojë për secilin pushtet në Beograd, por që duhet të ketë një presion politik pozitiv ndaj qeverisë për të bërë më të mirën.
Anëtarët e tjerë të Forumit Kombëtar Serb, përmes Zhivorad Laziç dhe Aleksandar Stojanoviç, nënvizuan problemin e presioneve dhe kërcënimeve ndaj të gjithë atyre serbëve të Kosovës që nuk janë pjesë e Partisë Përparimtare Serbe, duke kritikuar autoritetet aktuale serbe dhe Listën Serbe.
Folës të tjerë në tryezë potencuan gjithashtu problemin që për letërnjoftimet serbe duhet të udhëtojnë në Nish, që në Kosovën qendrore nuk kanë më fakultete në gjuhën serbe si dhe problemin e shitjes së përhershme të pronës serbe në Kosovë. Më tej është potencuar mungesa e transparencës në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel dhe heqja e institucioneve serbe në Kosovë si dhe gjyqësori.
Pas paraqitjes së 17 serbëve të Kosovës, Nikola Selakoviç, Sekretari i Shtetit i Presidentit serb, tha se për Serbinë është një çështje strategjike mbrojtja e interesave të popullit serb në Kosovë. Ai gjithashtu kujtoi se që nga viti 1999, “Kosova është nën protektoratin ndërkombëtar” dhe se Beogradi e ka maksimalisht hapësirën e ngushtuar për të vepruar.
Duke iu përgjigjur kritikave të shumta, Selakoviç theksoi se problemi në rritje i Serbisë është se popullsia e saj po zvogëlohet nga viti në vit, ndërsa popullsia shqiptare, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, po rritet, dhe se serbët nga Serbia duhet të ndihmojnë Kosovën dhe të gjithë serbët e tjerë.
Ai tha se shqiptarët kur ishin në situatën në të cilën sot janë serbët, nuk bënin mosmarrëveshje mes vete. Selakoviç thotë se liria e lëvizjes për serbët në Kosovë sot është shumë më e mirë se pesë vite më pare. Ai gjithashtu vuri në dukje se nuk sheh arsye për frikë në mesin e serbëve nga serbët e tjerë. Sipas tij, qeveria aktuale në Beograd në skenën ndërkombëtare lufton për çdo serb
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë