Ish kryetari i Pejës, Ali Lajçi, në emër të komunitetit të Rugovës, Podgurit dhe Kullës së Zhlepit ka shkruar se njëzëri u pajtuan se nënshkrimi i Marrëveshjes për demarkimin e kufirit të Republikës së Kosovës me Republikën e Malit të Zi, ka shkaktuar shumë pakënaqësi dhe kundërshtime në Kosovë e posaçërisht në trevën e Rugovës, Podgurit dhe Komunës së Decanit.
Vërejtje kryesore janë se Komisioni shtetëror i kryesuar nga Murat Meha, ka qenë jo profesional, jo kompetent, ka bërë një numër gabimesh dhe lëshimesh të papranueshme si vijon:
1. Nuk ka qenë transparent me punën e tij, madje as sot nuk dihet se kush ishin anëtarët e Komisionit në një numër të tyre të caktuar.
2. Nuk kanë punuar në mënyrë profesionale dhe me kompetencë, nga se iu ka munguar ekspertiza profesionale.
3. Nuk janë nisur nga normat dhe kriteret për demarkim të kufijve ndërmjet dy shteteve (ndërkombëtare) por janë nisur nga kritere irelevante për këtë çështje.
4. Nuk kanë qenë në dijeni se kufijtë kanë qenë të përcaktuar qysh para luftës së dytë botërore dhe nga një Komision shtetëror i ish Federatës Jugosllave, dhe se kufijtë e një shteti federal ndërmjet republikave janë edhe kufij shtetëror (praktikisht ndërkombëtar). Andaj, në vend se ta konstatojnë gjendjen dhe të vendosin mbi ato baza, e kanë ndryshuar vijën kufitare në raport më parë të definuar pa qenë të autorizuar.
5. E kanë tumirë një propozim të papranueshëm të palës malazeze, duke shkaktuar dëme të mëdha për Kosovën në aspektin: Interesin nacional (humbje e territorit); Sigurisë Kombëtare ( gjeopolitike dhe gjeostrategjike); Politikë (cenim i sovranitetit dhe i dinjitetit kombëtar); dhe Dëmet e mëdha ekonomike për pronarët e Zonës, e mundësit e investimeve direkte te huaja.
“Ne dëshirojmë të theksojmë se Komisioni shtetëror nuk ka pas mandat të ndryshojë vijën e kufirit ekzistues, ngase kufijtë e Republikës së Kosovës me Republikën e Malit të Zi, Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë, kanë qenë të vendosur mbi kriteret për përcaktimin e kufijve ndërkombëtar dhe asnjëherë nuk janë ndryshuar nga asnjë institucion kompetent (legal dhe legjitim) që nga viti 1945 dhe se ky komision e as nënshkruesit e projekt-propozimit nuk kanë qenë e as që kanë pas mandate për ta ndryshuar vijën kufitare të Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.
“Nëse pala Malazeze ka iniciuar rastësisht ndonjë kërkesë për ndryshimin e vijës kufitare ndërmjet dy shteteve fqinje e të njohura reciprokisht, atëherë është dashur të kërkohet sërish mandat nga Kuvendi i Kosovës. Në fund të merren në konsideratë: Enciklopedi, atllase, harta dhe dokumente që dëshmojnë se kufiri është në Kullë, Qakorr, Qafë e Diellit etj, dhe të procedohet sërish në të mirë të dy vendeve”, thuhet më tej.
Sipas Lajçit dhe përfaqësuesit në Klubin e Intelektualëve të Rugovës “Komisioni i ri i formuar nga z. Isa Mustafa është një farsë, kamuflim për t’ia bërë versionit ekzistues një kamuflim të ri e pastaj të aprovohet në Kuvend, e që është e papranueshme”.
“Zhurma dhe fushata që po bëhet për liberalizim të vizave në këmbim të territorit, ngado që të vijë është e papranueshme”, thuhet në fund të këtij reagimi.
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?