Bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin ekonomik, lë shumë për të dëshiruar. Kështu vlerësojnë përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe njohës të ekonomisë duke theksuar se për vitin 2023, ky bashkëpunim duhet të jetësohet më seriozisht, duke krijuar politika të përbashkëta fiskale e doganore.
Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë në harmonizimin e politikave fiskale dhe ekonomike. Marrëveshjet tregtare ndërmjet të dy vendeve nga mbledhjet e qeverisë, 90 për qind kanë mbetur vetëm në letër, thekson për Radio Kosovën kryetari i Odës ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna.
“Shumica absolute e tyre, e them me bindje të plotë, diku 90 për qind janë të paimplementuara ndërmjet të dy vendeve. Ne duhet me urgjencë që me Shqipërinë marrëdhëniet tona ekonomike t’i veçojmë prej të gjitha vendeve të rajonit dhe të kemi një marrëdhënie shumë të mirë ekonomike në harmonizim të tatimeve, në eliminim të procedurave e sidomos ato doganore. Nuk ka logjikë që ne me Shqipërinë të kemi procedura të tilla e sidomos kur e kemi marrëveshjen e tregtisë së lirë, kur nuk kemi kurrfarë tatimi doganor që të kemi ende këso procedura dhe burokraci që e rrisin koston. Një maune që vjen nga Shqipëria më së shumti dominojnë pemët dhe perimet,e një maune e tillë, në vend që të paguajë 70 euro tatim të TVSh-së, ai duhet ekstra duhet të paguajë 150 euro shtesë shpenzime administrative”, tha ai.
Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për dialog të mirëfilltë, partneritet të mirëfilltë, kanë nevojë për një pako të veçantë për të tregtuar, vlerëson njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.
“Raportet ekonomike ndërmjet të dy vende kanë mbetur në pronësi të kompanive të afërta me politikën dhe kjo është duke e dëmtuar vërtet këtë bashkëpunim ekonomik. Është koha kur të depolitizohet diplomacia, e në të dy vendet duhet të vijnë ambasadorë të karrierës, të dijes dhe jo vetëm servilë dhe militantë që e shfrytëzojnë postin e tyre”, tha ai.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, vlerëson se këto dy shtete varen nga importi, ndërkohë që infrastruktura tregtare ndërmjet dy shteteve, është e dobët.
“Strategjia kombëtare shqiptare dhe ajo kosovare për ta zhvilluar ekonominë vendore është e dobët, dhe na jemi dy shtete të varura nga importi rreth 90 për qind, dhe të dyja nuk bëjnë sa një shtet që në Ballkan mund të ketë prodhim të vetin, dhe kjo, e bënë që ne shumicën e mjete financuare ta eksportojmë jashtë, kurse prodhimet vendore mbeten ende sfidë për t’u konsumuar dhe ndihmuar ekonominë përmes konsumit të prodhimeve vendore”, theksoi ai.
Ekspertët vlerësojnë se Kosova dhe Shqipëria, duhen që të bëjnë më shumë në aspekt të rritjes së fuqisë prodhuesve në mënyrë që të mos varemi shumë nga importet e vendeve të ndryshme. Sidoqoftë, nga mbledhjet e përbashkëta Kosovë Shqipëri në aspektin ekonomik janë nënshkruar 137 marrëveshje në fushën e ekonomisë.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...