Vitin e ardhshëm 22 komuna do të pësojnë rënie për sa i përket mjeteve të ndara për investime kapitale, ka deklaruar drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
E, Valmir Ilazi, nga Iniciativa për Progres, thotë se komunat duhet të kujdesen që vitin që po vjen të kenë sa më pak tenderë të anuluar dhe gjithashtu të mos keqpërdorin procedurat e prokurimit publik.
Buxheti i komunave në vitin 2024 do të rritet në 742.3 milionë euro, ose 90 milionë euro më shumë sesa në vitin 2023.
Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Radio Kosovën se me rritjen e buxhetit të Republikë së Kosovës, granti i dedikuar për komuna, rritet me automatizëm. Mirëpo, problematikë për komunat mbeten mjetet për investime kapitale. Sipas Ibrahimit, në vitin e ardhshëm 22 komuna do të pësojnë rënie sa i përket mjeteve të ndara për investime kapitale.
“Komuna e Deçanit në vitin e ardhshëm do të ketë më pak mjete për investime kapitale në shumën prej 594 mijë e 900 euro, sikurse edhe komunat e tjera. Komunat e Republikës së Kosovës nuk i shohin mjetet për sa i përket pagave dhe mëditjeve, sepse ato paguhen drejtpërdrejt nga niveli qendror, por që i shkojnë komunave si shumë përmes grantit të përgjithshëm. Mirëpo, komunat janë shumë të interesuara që të kenë rritje të mjeteve financiare për sa i përket investimeve kapitale dhe mallrave dhe shërbimeve, sepse kjo shihet në terren dhe qytetari i prek këto të mira”, tha Ibrahimi.
Valmir Ilazi nga Iniciativa për Progres (INPO), tha se rritja e buxhetit për 90 milionë euro për komunat është e mirëseardhur, mirëpo ai shtoi pikëpyetje se çfarë relevance mund të ketë kjo rritje, kur ky buxhet po kthehet në procedura administrative. Ai këshilloi komunat që të anulojnë sa më pak tenderë.
“Në raportin e fundit nga INPO, del se vetëm në 20 komunat e monitoruara janë anuluar 134 tenderë, ose shprehur në vlera 22 milionë e 500 mijë euro. Pra çfarë relevancë do të kishte nëse do të rritej buxheti, por që në procedura administrative ky buxhet do të kthehej. Ne rekomandojmë që komunat të kujdesen që numri i tenderëve të anuluar të jetë sa më i vogël, dhe që gjithashtu të mos keqpërdorin procedurat e prokurimit publik, por gjithashtu duke i bërë thirrje edhe KRPP, OShP, si organe zbatuese dhe mbikëqyrëse të Ligjit të Prokurimit të kujdesen që komunat të përpilojnë dosjen e tenderit në përputhje me kërkesat ligjore, sepse kështu edhe pse komunat me rritje buxhetore, qytetarët nga këto komuna nuk do të mund të arrijnë të jenë përfitues nga këto punë”, tha ai.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte deklaruar se për tri vjet, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë. Ai po e konsideron sukses të qeverisë menaxhimin e mirë të financave publike dhe mbledhjen e të hyrave, që sipas tij, përkthehet në buxhet më të lartë për komunat.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...