Institucionet shëndetësore në vend ende nuk e kanë të zgjidhur çështjen e autoambulancave.
Si në ato qendrore, ashtu edhe në ato lokale, ka mungesë të tyre.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se
gjatë periudhës 2010-2019, ka ndarë 35 autoambulanca për kujdesin shëndetësor të tri niveleve në Kosovë.
Derisa në shumicën e komunave ka mungesë të autoambulancave, në atë të Prishtinës ka mungesë të stafit mjekësor, raporton KTV.
Drejtori i Shëndetësisë në kryeqytet ka thënë se në dispozicion kanë 15 autoambulanca, numër i cili, sipas tij, është i mjaftueshëm për t’i mbuluar nevojat e qytetarëve.
Pos mungesës së autoambulancave, Kosova ende nuk ka arritur që të sigurojë helikopterë, që do të përdoreshin për ndërhyrje në situata emergjente.
Megjithatë, sipas MSH-së, në bashkëpunim me FSK-në dhe MPB-në, kanë bërë planin, i cili parasheh që Qeveria e vendit të sigurojë tre helikopterë.
Ata do të përdoreshin sipas nevojës, përfshirë edhe situatat kur kërkohet evakuim për qëllime shëndetësore, transport më të shpejtë të pacientëve në situata emergjente nga zona më të largëta e më të vështira.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...