Të gjitha institucionet arsimore publike në Kosovës kanë hyrë sot në ditën e tetë të grevës. Pavarësisht thirrjeve për ta ndërprerë grevën, SBASHK-u është i vendosur që greva të vazhdojë, deri në realizimin e kërkesave të tyre, lidhur me pagat e mësimdhënësve.
Në disa komuna u tha se sot do të fillojë procesi mësimor, një gjë e tillë u paralajmërua dje nga kryetari i Istogut, Haki Rugova, i cili pas mbledhjes me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme tha se mësimi do të fillonte sot.
Por, kjo kërkesë e Rugovës nuk është përfillur, greva ka vazhduar sikurse ditët më parë. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në këtë komunë, Hajrush Shoshi.
“Jo nuk është mbajtur mësimi në asnjë nga shkollat në komunën e Istogut. Greva ka vazhduar njëjtë sikurse ditëve tjera”, ka thënë Shoshi, shkruan Telegrafi.
Ai ka thënë se greva do të ndërpritet siç ka thënë ai “kur të merren vesh ata nalt”.
Ndërkaq vendim tjetër për dallim nga Istogu, kanë marrë disa shkolla në komunën e Deçanit. Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se një pjesë e shkollave ka mbajtur mësim.
“Po është mbajtur mësim në disa shkolla jo në të gjitha. Nesër pritet që edhe dy shkolla të fillojnë me procesin mësimorë”, ka thënë Ramosaj.
Kujtojmë se ditë më parë, kryeministri i Ramush Haradinaj, pas një takimi që kishte me përfaqësuesit e SBASHK-ut, bëri të ditur se Qeveria ka vendosur të rrisë pagat për mësimdhënësit, ndërsa ka kërkuar nga SBASHK-u të ndërpresë grevën e filluar më 14 janar.
Ai tha se Qeveria ka ndarë 20 milionë euro rritje të pagave në arsim dhe se rritja substanciale e pagave është votuar nga të gjitha partitë, si dhe është përkrahur nga Ministria e Financave.
Mirëpo, SBASHK-u ka hedhur poshtë ofertën e kryeministrit për ngritjen e koeficientit prej 0.2 për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke bërë të ditur vazhdimin e grevës edhe në ditët e ardhshme.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...