Që nga 13 marsi kur ishin paraqitur të infektuarit e parë deri me tani, numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 283.
Po ashtu shtatë persona kanë vdekur.
Ndërkaq 52 pacientë janë shëruar tërësisht nga virusi.
Malisheva renditet e para me numrin më të madh të personave të infektuar, duke pasuar me Prishtinën, pastaj Vushtrria, Ferizaj…
Komunat të cilat nuk kanë pasur ende asnjë rast me të infektuar me coronavirus janë; Deçani, Dragashi, Kaçaniku, Istogu, Rahoveci, Shtërpca, Novobërda, Mitrovica e jugut, Juniku, Mamusha, Graçanica, Ranillugu, Parteshi e Kllokoti.
Malisheva 66 raste, Prishtinë 47, Mitrovica veriore 22, Vushtrri 21, Ferizaj 20, Gjilan 18, Kamenicë 13, Viti 12, Zveçan 11, Gjakovë 10, Prizren 7, Pejë 6, Suharekë 5, Podujevë 4, Leposaviq 4, Klinë , Fushë Kosovë 3, Zubin Potok 3, Lipjan 2, Skenderaj 2, Shtime 1, Obiliq 1, Drenas 1, Hani i Elezit1.
Ndërkaq pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë.
Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës. /Telegrafi/
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...
Lonely Planet Italia: Në liqenet e Shqipërisë, një udhëtim i...