Brezovica është një nga vendet ku është shënuar trashësia më e madhe e borës.
Arbresh.info ju sjellë pamje të bukura nga bora e parë në pjesën më atraktive të Kosovës, krahas Brodit dhe Rugovës.
Nga e mërkura nuk do të ketë reshje të borës, dhe deri në javën e ardhshme do të jetë mot i qetë.
“Moti do të jetë i qetë dhe deri në fillim të javës së ardhshme nuk pritet që të ketë reshje të reja të borës. Temperaturat minimale do të jenë deri në -2 gradë celcius,” deklaroi për arbresh.info Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Tutje Aliu, ka treguar se komunat ku ka rënë më se shumti borë është komuna e Kaqanikut, Ferizajit dhe Shtërpcës.
“Komunat ku ka renë më se shumti borë është Kaqaniku, Ferizaji si dhe Shtërpca. Nuk mund të themi se çfar dimri do të merr këtë vit, pasi që nuk mund të parashikojmë për një kohë të gjatë, por mund të themi se nuk ka me qenë me i vështir se vitet e kaluara, pra do të jetë në konstant më periudhën e dimrit,” është shprehur Aliu.
Sipas tij, reshjet e borës nëpër Kosovë kanë ndikuar edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit./arbresh.info/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...