Komunat në regjionin e Ferizajt, por edhe ato në gjithë Kosovën, prej më shumë se katër muajsh po përballen me mungesë të certifikatave të gjendjes civile, me të cilat furnizohen nga Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan sot Koha Ditore.
Në mungesë të certifikatave komunat po e përdorin letrën e thjeshtë të bardhë, ndërkaq telashet më të mëdha po paraqiten nëpër ambasada të ndryshme, të cilat po kërkojnë certifikata origjinale.
Zyrtarët komunalë në Ferizaj, Shtime dhe Kaçanik kanë kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme t’i furnizojnë me certifikata të gjendjes civile, derisa fluksi i qytetarëve dhe i bashkatdhetarëve ka nisur të rritet, për shkak të sezonit të pushimeve.
Sipas burimeve brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, tenderi për furnizim me certifikata të gjendjes civile është anuluar si pasojë e disa ankesave nga operatorët ekonomikë në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik.
Vetëm në Komunën e Ferizajt brenda ditës rreth 500 qytetarë po kërkojnë certifikata të gjendjes civile.
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...
Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...
Policia e Kosovës shqipton 1805 gjoba në trafik për 24 orë