Qeveria e Kosovës dhe ‘Let’s Do It Kosova’ nesër mbajnë konferencën përmbyllëse të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, e cila kishte zgjatur nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor 2018.
Në këtë konferencë do të prezantohen të arriturat gjatë fushatës, ku do të bëhet edhe shpallja e komunave fituese të një granti me vlerë mbi 1 milion euro.
Veriu.info mëson se ndër komunat përfituese që do të shpallen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ‘Let’s Do It Kosova’, do të jenë: Gjakova, Kamenica, Vushtrria, Drenasi, Suhareka dhe Obiliqi.
Tri prej këtyre komunave drejtohen nga AAK-ja e kryeministrit Ramush Haradinaj, që janë Gjakova, Suhareka dhe Obiliqi.
Drenasi udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci i PDK-së, Kamenica nga Qendron Kastrati i PSD-së dhe Vushtrria nga Xhafer Tahiri i LDK-së.
“Turneu i Ndryshimit” do të mbahet edhe në Zvicë...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut