Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka thënë se bashkëpunimi me nivelin qendror është duke munguar, andaj, sipas tij, mungesa e një bashkëpunimi të tillë çon edhe në moszbatim të mirëfilltë të masave.
“Që dy-tre muaj komunikimi me nivelin qendror është në nivelin më të ulët të mundshëm, që nga Kosova e pasluftës, nuk kemi pasë këso rastesh ku niveli qendror merr vendime pa konsulta me nivelin lokal për kompetencat që i ka komuna apo për përkushtimin që komuna e ka dhënë deri tani, sidomos me pandeminë COVID-19… Masat merren në nivelin qendror, por duhet zbatuar në nivelin lokal dhe pa një bashkëpunim me nivelin lokal, mund të themi se ka çalim në zbatimin e masave”, ka thënë Ibrahimi për Info Magazine.
Ndërkaq, shtoi se janë në pritje të një ftese nga qeveria për zhvillim të një takimi.
“Në përgjithësi, situata me COVID-19 është duke shkuar në rritje drastike të numrit të të infektuarve. Jemi në pritje të një ftese të nivelit qendror sa i përket një takimi të përbashkët sepse ashtu është ndërtuar një traditë edhe në të kaluarën”, vazhdoi ai.
Sipas Ibrahimit, kur ka pasur bashkëpunim në mes këtyre dy niveleve, numri i rasteve me COVID kishte filluar të binte.
“Bashkëpunimi me nivelin lokal të jetë më i sinqertë, se pa një bashkëpunim konkret e pësojnë qytetarët”.
Ibrahimi tha se, përveç që nuk janë takuar ende me ministrin e ri të Shëndetësisë, qeveria ka marrë vendim që ta përjashtojë këtë asociacion nga komiteti anti-COVID.
“Me ministrin e ri të Shëndetësisë, përveç që nuk kemi pasur kontakt, niveli qendror ka marrë vendim, në mënyrë arbitrare, që asociacionin e komunave ta përjashtojë nga komiteti antiCOVID, që është një mekanizëm konsultativ, nuk është vendimmarrës. Ne në këtë komitet zakonisht kemi pasqyruar brengat e rekomandimet e nivelit lokal, mirëpo me vendim të nivelit qendror, asociacioni ynë dy herë është përjashtuar nga ky komitet”, ka thënë Ibrahimi.
Ai tha se nesër do të zhvillojnë një takim me kryetarët, ku një ndër çështjet do të jetë edhe bashkëpunimi me nivelin qendror.
“Ky takim është i kryetarëve të komunave, të rekomandimeve, sugjerimeve, të cilat mandej asociacioni i pasqyron te niveli qendror”.
Ndërkaq, shtoi se ende nuk kanë ndonjë qëndrim se a duhet të ndryshohen masat aktuale apo jo.
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë