Drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës, Shpresa Shala në një konferencë për media foli për vendimin e Komunës së Prishtinës për dislokimin e përkohshëm të nxënësve nga objekti i gjimnazit “Ahmet Gashi”.
Në muajin gusht, Komuna ka marrë vendim që nxënësit e klasave X, të zhvendosen në shkollën fillore “Emin Duraku”, ndërsa ata të klasëve XI dhe XII, të shkojnë në gjimnazin “Sami Frashëri”.
Ajo tha se, ky vendim është marrë mbi raportin e vlerësimit të stabilitetit të ndërtesës, i cili tregon se objekti nuk i plotëson kushtet teknike, statike e seizmike për vazhdimin e mësimit aty dhe se paraqet rrezik potencial për shembje, marrë parasysh se ka dëmtime të thella në shtyllat mbajtëse dhe themelet e shkollës.
Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën Shpresa Shala kanë takuar edhe përfaqësuesit e nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtorin e gjimnazit ”Ahmet Gashi”, për të sqaruar situatën e krijuar. Në takim u dakorduan se do të bëhet rivlerësimi i stabilitetit të objektit, i cili do të ndihmojë të vendoset nëse objekti ka nevojë për renovim të terësishëm apo rindertim nga e para.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...